Njolla e zezë e rrugës ku po vdesin shqiptarët


Gazeta Express
20 Korrik 2019 16:21

Mëngjesi i së shtunës ka shënuar një tjetër aksident në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan. Një 31 vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Përplasja ka qenë fatael, duke i shkaktuar vdekjen shoferit 31 vjeçar.

Është e njëjta bordurë, ku rreth një muaj më parë, u shuan tre anëtarë të një familjeje.

Ata ishin duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, çka e detyroi  drejtuesin e mjetit të humbiste kontrollin dhe të kalonte mbi rrethrrotullim, për t’u për plasur më pas në bordurë.

Kjo rrugë është kthyer në njollë të errët në vend. Nga momenti i hapjes së autostradës me të dyja korsitë, numërohen 6 të vdekur.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart