Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por çdo herë ai arrin të na befasojë sërish. ‘’Ylli’’ i ri i Samsung është linja e telefonave inteligjentë Samsung Galaxy S22, të cilët janë një version i përmirësuar i serisë Galaxy Note për nga madhësia dhe dizajni. Këtë herë, Samsung duket se ka gjetur frymëzim në të kaluarën e tij dhe ka vendosur ta kthejë atë në një të ardhme të ndritur. Seria e re kombinon veçoritë më të mira të serive të mëparshme të smartphone-ve, shton opsione të reja dhe përfaqëson një përparim të vërtetë teknologjik: Samsung Galaxy S22, S22 + dhe S22 Ultra.
Kamerat më të fuqishme të Samsung deri më tani
E gjithë seria Galaxy S22 sjell risi dhe ka kamerën më inteligjente Samsung ndonjëherë. Falë veçorive Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Ekspertët e Samsung kanë vendosur tre kamera në anën e pasme në S22 dhe S22 +: një kamerë me kënd të gjerë 50 MP, një kamerë telefoto 10 MP dhe një kamerë ultra të gjerë 12 MP, dhe pesë kamera në Galaxy Ultra për të krijuar foto me cilësi më të mirë. Plus, lentet e avancuara Super Clear Glass të S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës.
Shumë nga veçoritë e reja u dedikohen videove. Teknologjia Auto Framing e videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona.Teknologjia e përparuar VDIS minimizon dridhjet për shkrepje të qeta dhe të mprehta kur jeni në lëvizje. Për t’i dhënë prekjen finale fotove dhe videove tuaja, ekziston aplikacioni Expert RAW, i cili përmban një paketë gjithëpërfshirëse opsionesh për editim.
Fuqi dhe performancë e pabesueshme
Sistemi i kamerave shoqërohet me performancë po aq të shkëlqyer. Smartphone-t Galaxy S22, S22 + dhe Ultra kanë procesorin më të fundit 4 nm. Sasia e madhe e memories u lejon atyre produktivitet maksimal dhe funksionim të shpejtë. Galaxy S22 Ultra ofron gjithashtu mbështetje për teknologjinë Wi-Fi 6E. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të preferuara, pavarësisht nëse jeni duke luajtur ose duke punuar.
Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. E gjithë seria e pajisjeve mundëson karikim të shpejtë prej 25 W, dhe modelet S22 + dhe Ultra janë pasuruar më tej me karikim super të shpejtë prej 45 W, kështu që mund të regjistroni 50 minuta video– të gjitha pas një karikimi 10-minutësh.
Dizajn vizualisht tërheqës dhe miqësor me mjedisin
Seria Galaxy S22 është pioniere e teknologjisë celulare që mbështet planetin dhe është krijuar me materiale të qëndrueshme. Materiali i riciklueshëm është përdorur në modulin e altoparlantit, si dhe pjesët e brendshme të çelësave të energjisë dhe volumit. Gjithashtu, është përdorur 100% letër e ricikluar për paketimin e Galaxy S22 dhe është përfshirë një film mbrojtës i krijuar nga plastika e ricikluar. Çdo smartphone case është projektuar gjithashtu me materiale të certifikuara nga UL, ekologjike për mjedisin.
Seria e fundit Samsung Galaxy S22 është një mrekulli e vërtetë teknologjike. Për më shumë informacion mbi këto pajisje të shkëlqyera, vizitoni linkun.