Njihuni me teknologjinë e re të Apple Watch 7 - Gazeta Express
string(45) "njihuni-me-teknologjine-e-re-te-apple-watch-7"

AutoTech

Gazeta Express

25/10/2021 19:48

Njihuni me teknologjinë e re të Apple Watch 7

AutoTech

Gazeta Express

25/10/2021 19:48

iFixit ka vendosur të hyjë në brendësi të Apple Watch Series 7 dhe gjeti se pavarësisht në pamje të jashtme ndryshimet janë minimale, në brendësi ka ndryshime të mëdha.

Dallimi më i madh me gjeneratën e kaluar është ekrani më i madh ndërsa iFixit zbuloi se ka një panel OLED aplikuar në iPhone 13.

Lexo Edhe:

Ky veprim është i pazakontë për Apple ndërsa ndryshimi i teknologjisë së ekranit mund të ketë shkaktuar vonesa prodhimi.

Kur gjiganti i teknologjisë prezantoi Series 7 në shtator nuk kishte një datë konkrete debutimi. iFixit zbuloi se bateria gjithashtu është më e madhe sesa modeli i kaluar por që nuk është përkthyer në jetëgjatësi më të lartë baterie mbase për shkak të ekranit më të madh.