Njihuni me të dashurën e re të Neymarit


Gazeta Express
15 Tetor 2019 23:54

Në futboll nuk po kalon një moment aspak të mirë, pasi të dielën pësoi një tjetër dëmtim, që do ta mbajë larg për të paktën një muaj, por braziliani Neymar ka një sukses të jashtëzakonshëm në raport me femrat.

Së fundi ylli i PSG-së ka nisur një romancë me modelen 27-vjeçare amerikane, Natalia Barulich, ndërsa lajmi është dhënë nga mediat braziliane, sipas të cilave bukuroshja ka disa kohë që udhëton shpesh drejt Parisit.

Natalia është e lindur në SHBA nga babai kroat dhe nëna kubane, ndërsa pas lajmit për lidhjen mes saj dhe Neymar, asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar për ta mohuar, duke lënë të kuptohet se gjithçka është e vërtetë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart