Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat


Gazeta Express
5 Tetor 2019 7:33

Dashi: Këtë fundjavë këshilloheni të jeni sa më vigjilentë dhe të ruani mirë shpinën. Ekziston mundësia që të tradhtoheni ose zhgënjeheni nga ndonjë person i besuar, qoftë mik apo anëtar i familjes. Nëse do të vendoseni përballë një situate të tillë, mundohuni të ruani qetësinë dhe mos krijoni konflikte të menjëhershme, pa sqaruar arsyet dhe rrethanat që mund ta kenë çuar në kryerjen e një gjesti të tillë. Gjithashtu, yjet ju këshillojnë të mos bini pre e provokimeve, por sigurohuni që dialogu mes jush të jetë konstruktiv. Vetëm në këtë mënyrë mund të shijoni pjesën tjetër të ditës në harmoni.

Demi: Yjet parashikojnë një fundjavë të shkëlqyer për ju, ku të shtunën dhe të dielën do të shijoni disa momente relaksi që ju kishin munguar prej kohësh. Këto dy ditë pozitive do t’ju ndihmojnë mjaftueshëm sa për të lënë pas javën e kaluar, ku keni hasur disa probleme në punë ose në dashuri. Ju keni ndërmarrë disa hapa të gabuar dhe nuk keni pasur forcën për t’i korrigjuar. Edhe vetë e kuptoni se keni gabuar, por nuk dini se si të përmirësoni situatën. Këshilloheni të përfitoni nga fundjava për të menduar mirë për vendimet tuaja të ardhshme.

Binjakët: Kjo e shtunë do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Përfitoni nga kjo mundësi e shkëlqyer që ju jep Hëna pozitive në shenjën tuaj për të rregulluar disa probleme që keni pasur së fundmi me partnerin tuaj. Sa i përket aspektit profesional, këshilloheni të planifikioni disa projekte afatgjata, realizimi i të cilave do t’ju sjellë përfitime të konsiderueshme financiare.

Gaforrja: Sot mund të ndjeheni të lodhur fizikisht. Megjithatë kjo gjë është normale, pasi keni punuar si “të çmendur” gjatë gjithë javës. Përpiquni të kurseni energjinë tuaj dhe gjeni kohën për të shijuar disa momente relaksi, të cilat do t’ju ndihmojnë të rikarikoni bateritë tuaja. Nëse përballeni me ndonjë problem të papritur në projektet tuaja të punës, mos u shqetësoni, pasi do të keni kohë të mjaftueshme për ta rregulluar atë.

Luani: Angazhime të shumta ju presin në aspektin profesional, të cilat do t’ju sjellin përfitime dhe kënaqësi. E kundërta do të ndodhë me dashurinë, ku këshilloheni të tregoheni gjithmonë të sinqertë me personin tuaj të zemrës. Për ata që janë beqarë, ka ardhur momenti i duhur për t’i shprehur atë që ndjeni një personi, që e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt. Mos harroni që të gjeni edhe kohë edhe për familjen dhe rrethin e ngushtë miqësor gjatë kësaj fundjave.

Virgjëresha: Sot do të jeni ndër shenjat më të preferuara, veçanërisht në dashuri. Shumë prej jush, mund të kenë pasur dyshime për partnerin gjatë ditëve të fundit. Por këto dyshime do të shuhen këtë fundjavë, pasi do të kaloni momente të veçanta e të paharrueshme me partnerin tuaj. Ju tashmë keni çdo qëllim për të fituar kohën e humbur. Mendoni për surpriza të bukura, me të cilat mund të mahnisni personin që doni. Sa i përket beqarëve, edhe për ta kjo fundjavë do të jetë me fat, pasi mund të kenë një takim interesant.

Peshorja: Ju pret një ditë e lodhshme dhe plot stres. Mund të përballeni me disa situata të ndryshme, ku shumë persona të njohur mund të kërkojnë ndihmën tuaj për problemet e tyre. Nga ana tjetër ju do të dëshironit që këtë të shtunë të pushoni, por mund do ta keni thuajse të pamundur për ta arritur këtë gjë. Përveç kësaj, ju keni shumë dyshime në çështjet sentimentale. Pas entuziazmit që zgjati për një kohë të shkurtër, duket se “zjarri” tashmë po fillon të shuhet mes jush. Përpiquni të argëtoheni e të kaloni bukur me personin që keni në krah dhe mos merrni vendimet të nxituara.

Akrepi: Disa prej jush po kalojnë një periudhë të vështirë në aspektin emocional, ku nga njëra anë ndjeni zhgënjim dhe nga ana tjetër keqardhje dhe pendim. Sa i përket aspektit profesional, mund të keni mundësi të korrni suksesin që keni pritur, falë disa rezultateve pozitive në vendin e punës. Nëse jeni beqarë, nuk është momenti i duhur për të nisur një histori të re, pasi ende nuk jeni i vendosur dhe keni pasiguri të shumta në vetvete.

Shigjetari: Shfrytëzojeni këtë fundjavë për t’iu dedikuar vetes, pa rendur pas të tjerëve dhe kërkesave të tyre. Kaloni disa momente relaksi dhe përpiquni të rrisni vetëbesimin, pasi është e vetmja “armë” që do t’ju ndihmojë ta kaloni me sukses çdo problem, me të cilin mund të përballeni. Ndoshta mund të ndjeheni të vetmuar, por nëse bëni gjërat që lexuat më sipër, nuk do ta ndjeni aspak vetminë dhe do të kuptoni më tepër rëndësinë e vetes.

Bricjapi: Kjo e shtunë mund t’ju vendosë përballë disa situatave të papritura, veçanërisht në dashuri. Mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin, i cili duket se ka disa ankesa ndaj jush. Do ta keni të vështirë për të fshehur zhgënjimin tuaj, por yjet ju këshillojnë që ta merrni çdo gjë me qetësi dhe përpiquni ta dialogoni me partnerin dhe t’ja shpjegoni në mënyrë të qartë disa gjëra. Gjatë kësaj fundjave përkushtojuni edhe familjes suaj dhe mos i lini pas dore ata.

Ujori: Do ta ndjeni të nevojshme për të menduar pak për veten tuaj. Kujdesuni më tepër për veten tuaj, edhe nëse kjo do të thotë të kaloni disa momente “të çmendura” me miqtë tuaj, sikur sot të ishte dita e fundit. Pas një periudhe të gjatë stresi, këshilloheni që të gjeni më shumë kohë për t’u shlodhur e relaksuar. Ata që janë beqarë mund të marrin një lajm të shkëlqyer sot, veçanërisht nëse kanë njohur dikë të veçantë së fundmi.

Peshqit: Pas një jave të ngarkuar, nga sot fillon një periudhë rikuperimi. Disa probleme që keni pasur në punë ose familje, do të zgjidhen së shpejti. Ekzistojnë ende shqetësime, të cilat ju rikthehen vazhdimisht në mendje, por këtë të shtunë këshilloheni ta shijoni në maksimum për t’u relaksuar e shlodhur. Gjatë javës që vjen ju presin plot surpriza e të papritura, ndaj duhet ta shfrytëzoni fundjavën për t’u rimbushur me energji të reja.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart