Njihuni me magjistarin personal të Stalinit


Gazeta Express
19 Shtator 2019 1:39

Jeta e tij ishte plot me legjenda dhe mistere. Wolf Messing ishte i njohur për aftësitë e tij paranormale. Ai mund te parashikonte të ardhmen, te lexonte mendjen e njerëzve dhe t’i manipulonte ata. Cilësi të tilla i zhvilloi që në fëmijëri.

U lind më 1899 në Poloni, pjese e Perandorisë Ruse te asaj kohe. I ati donte që të behej rabin, por Wolf nuk e pëlqente si ide. Ai u largua dhe mori trenin për Berlin. Kur konduktori i trenit i kërkoi biletën, ai mori në dorë një copë letër që gjeti në tokë. Ai e manipuloi mendërisht duke e bindur se ishte bilete dhe konduktori e besoi.

Ne Berlin filloi të punonte në një cirk dhe shpejt u bë popullor. Në skenë ai lexonte mendje, gjente objekte të fshehura, parashikonte të ardhmen. Ai bënte turne neper Europë.

Ne Vjenë u takua me Albert Einstein dhe Sigmund Freud. Freud shprehu një dëshirë në mendje dhe Wolf duhet ta gjente. Ky i fundit u drejtua nga Einstein dhe i shkuli një qime nga mjekra. Kjo ishte pikërisht dëshira që kishte menduar Freud. Eksperimentet e Wolf tërhoqën shumë njerëz. U takua edhe me Mahatma Ganddhin, Marilyn Monroe, presidentin polak Pilsudski.

Por disa nuk ishin të kënaqur me parashikimet e tij. Wolf parashikoi se nëse Hitleri do niste luftën kundër Lindjes, do vdiste. Hitleri ishte i inatosur dhe shpalli një shpërblim prej 200 mijë marka gjermane të asaj kohe për kokën e Wolf-it. Ai u arrestua nga Gestapo dhe u fut në burg.

Kur ishte në qeli, urdhëroi rojet të hynin brenda qelisë, i mbylli ata brenda dhe u arratis drejt Bashkimit Sovjetik ku u takua me Stalinin.

Stalini e sfidoi Wolf-in duke i kërkuar që të merrte 100 mije rubla nga një banke duke përdorur aftësitë e tij. Ai shkoi në bankë dhe bindi punonjësin e bankës se copa e letrës që kishte në dorë ishte një dokument zyrtar. Punonjësi beri çdo gjë që i tha Wolf dhe i dha paratë.

Stalini u mahnit dhe e ftoi Wolf-in në shtëpinë e tij në periferi. Kjo shtëpi ishte shumë e fortifikuar dhe askush s’mund të hynte pa leje. Po ai i bindi rojet se ai ishte Beria, kreu i policisë sekrete. Ata e lejuan dhe ai hyri në zyrën e Stalinit, pa lajmëruar.

Besohej se Wolf punonte për policinë sovjetike. Por ai e mohoi këtë në biografinë e tij. Gjithashtu është pak e mundur që të këtë qenë magjistari dhe profeti personal i Stalinit. Ai parashikoi fundin e Luftës se Dytë Botërore, pati vizione të tankeve ruse të hynin në Berlin. Ai vazhdoi të dilte neper turne derisa vdiq më 1974.

Te fundit


Kthehu lart