Njihuni me heroin e ri të Portugalisë – zëvendësuesin e Ronaldos - Gazeta Express
string(62) "njihuni-me-heroin-e-ri-te-portugalise-zevendesuesin-e-ronaldos"

Njihuni me heroin e ri të Portugalisë – zëvendësuesin e Ronaldos

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 15:59

Gancalo Ramos ka reaguar pasi që zëvendësoi Cristiano Ronaldon duke startuar titullar për Portugalinë dhe shënoi një het-trik kundër Zvicrës, i pari në këtë Botëror

Ramos startoi si titullar në skuadrën e Fernando Santos në vend të Ronaldos, në ndeshjen e fundit të 1/8-ës së finales që Portugalia e zhvilloi kundër Zvicrës, duke shënuar het-trikun e parë në Katari 2022, kurse Portugalia kaloi në çerekfinale me fitore prej 6-1. Megjithatë, 21 vjeçari nuk është argëtuar me këtë ide dhe se e njëjta gjë do të ndodh në rrethin tjetër, por në vend të kësaj ka folur për kualitetin dhe lidershipin e Ronaldos dhe së si ai inspirohet me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Madje as në ëndrrat e mija nuk kam menduar që do të jem titullar në fazën e eliminimit direkt”, tha Ramos pas ndeshjes. Sa i përket pritjeve të mija, ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje tani. do të përgatitemi për Marokun pa menduar për ndeshjet e tjera. Cristiano Ronaldo është lideri i jonë. Ai është kapiteni dhe ne gjithmonë shikojmë që të luajmë krah për krah me të. Ai është referenca e ime dhe një idol i shumë neve. Cristiano Ronaldo, [Robert] Lewandowski, [Zlatan] Ibrahimovic – këta janë lojtarët që unë kam marrë shembull”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Derisa tërë titujt e mediave flisnin për mungesën e Ronaldos në formacionin startues, paraqitja e Ramosit bëri që këto tituj të harrohen për shkak të sulmuesit në super formë të Benficas. Pasi që shënoi golin e parë për vendin e tij një ndeshje para kësaj, Ramosit ju dha mundësia nga Fernando Santos dhe ai shumë shpejt shënoi dhe e dërgoi Kombëtaren e tij në çerekfinale.

Ramos është futbollisti i parë që ka shënuar het-trikun e tij të parë në Botëror prej që këtë e kishte bërë Miroslav Klose më 2002.

Pavarësisht ideve që ai hodhi poshtë se nuk do të jetë në formacionin e ardhshëm, Ramos ka mundësi të mira që të jetë titullar për Portugalinë në çerekfinale që kjo Kombëtare e luan kundër Marokut. /GazetaExpress/