Njihuni me boshnjakun që lexon, shkruan e flet tepër shpejt mbrapshtë


Gazeta Express
13 Maj 2019 11:55

Sasha Iliq (26) nga fshati Plavi Most afër Bratunacit në Bosnjë dhe Hercegovinë në fëmijëri u bë i interesuar në leximin mbrapsht, dhe pastaj mësoi edhe të shkruajë dhe të flasë në atë mënyrë.

Ai thotë se në fillim ishte e vështirë dhe për pak sa nuk kishte hequr dorë, por kur të folurit “mbrapsht” tërhoqi vëmendjen e shoqërisë, ai vazhdoi, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.

Sot, thotë ai, lexon, shkruan dhe flet shkëlqyeshëm “gjuhën e tij”.

Kur ai flet me njerëz, të gjithë fillimisht mendojnë se bëhet fjalë për një gjuhë specifike, derisa ai ua shpjegon se për çfarë bëhet fjalë.

“Për t’i siguruar që lexoj dhe flas mbrapsht, shoqëria lexon një fjali nga gazeta ose libri dhe menjëherë unë ua them mbrapsht”, ka shpjeguar Iliq.

Megjithatë, pavarësisht se ka këtë aftësi dhe është i diplomuar në një shkollë në Cetinjë, ai është i papunë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart