Njihni mjekët e Spitalit Amerikan në Kosovë - Gazeta Express
string(45) "njihni-mjeket-e-spitalit-amerikan-ne-kosove-2"

Shneta

Gazeta Express

14/05/2021 11:07

Njihni mjekët e Spitalit Amerikan në Kosovë

Shneta

Gazeta Express

14/05/2021 11:07

Njihni mjekët tanë.

Dr. Rita Demiri, MD – Specialiste e Pediatrisë

Lexo Edhe:

Dr. Rita Demiri ka diplomuar në Fakultetin e Mjekesisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992. Specializimin në fushën e Pediatrisë e filloi në vitin 2000 dhe e përfundoi me sukses në vitin 2005.

Dr. Rita Demiri filloi punën e saj profesionale në vitin 1996 si Mjeke e Përgjithshme në Gjilan. Më pas, në vitin 2000, Dr. Demiri u angazhua në Repartin e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku punoi për 6 vite. Prej vitit 2006 deri në vitin 2014, Dr. Rita u rikthye në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit si Shefe e Repartit të Neonatologjisë në Njësinë Intenzive. Që nga viti 2014, Dr. Rita Demiri është e angazhuar si Pediatre në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Dr. Rita Demiri ka qenë pjesë e shumë trajnimeve, si: “ Kujdesi Esencial për të Porsalindurit “,    “ Programi i Reanimimit Neonatal” dhe “Menaxhimi i Integruar i Shtatzënisë” të organizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çertifikimi për “Neonatal Resustitation” nga Dartmouth, etj. Po ashtu, Dr. Demiri ka marrë pjesë në shumë trajnime rajonale dhe ndërkombëtare si Shkolla Verore ESPGHAN në Kopenhage, GASTRO UEGW / WCOG, në Londër, Mbreteria e Bashkuar gjithashtu, edhe në shumë vende të tjera.

Në vitin 2009 Dr. Rita ka ndjekur shkollën dhe është trajnuar për ultrasonografi të trurit të bebeve dhe kërdhokullave, në Qendrën Spitalore të Universitetit të Shkupit, ku në fund të këtij viti është çertifikuar për ECHO të trurit dhe kërdhokullave. Gjithashtu, për 6 muaj me radhë, Dr. Rita ka qenë në trajnim në Njësine Intenzive të Repartit të Neonatologjisë në Qendrën Spitalore të Universitetit të Shkupit.

Në vitin 2016, në një shkollë intensive në Qendrën e njohur ultrasonografike – Klinika Erton është çertifikuar edhe për ultrasonografi të abdomenit të fëmijëve.

Dr. Rita Demiri është autore e punimit “Incidenca dhe faktorët e rrezikut të paralizës së pleksusit brachial” në Spitalin Rajonal të Gjilanit.” Punim i cili është pranuar në Kongresin e Parë Global për Konsensusin në Pediatri dhe Shëndetin e Fëmijëve (CIP) Paris.

Duke qenë pjesë e ekipit të mrekullueshëm të Spitalit Amerikan në Kosovë që nga viti 2014, Dr. Rita Demiri është një nga kontribueset kryesore për shëndetin e mire të pacientëve tanë të vegjël dhe një nga arsyet që ata largohen duke buzëqeshur.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web