Njësia Speciale vendoset në çdo cep të hotelit ku po qëndrojnë Clinton dhe Albright


Gazeta Express
12 Qershor 2019 8:52

Forca të shumta të Njësisë Speciale po vazhdojnë të qëndrojë në të gjitha skajet e hotelit në të cilin janë duke qëndruar personalitete të larta të politikës ndërkombëtare.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, janë duke qëndruar në hotelin e zv.kryeministrit Pacolli, në qendër të Prishtinës.

Kurse, Policia e Kosovës, gjatë tërë natës ka qëndruar afër hotelit, duke mbajtur sigurinë në nivel.

Po ashtu, dhjetëra policë mëngjesin e sotëm kanë patrulluar në këmbë në Sheshin “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

Te fundit


Kthehu lart