Njeriu i Bidenit për ambasador në Prishtinë: Do ta inkurajoj 5-shen evropiane që ta njohë Kosovën - Gazeta Express
string(96) "njeriu-i-bidenit-per-ambasador-ne-prishtine-do-ta-inkurajoj-5-shen-evropiane-qe-ta-njohe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2021 15:58

Njeriu i Bidenit për ambasador në Prishtinë: Do ta inkurajoj 5-shen evropiane që ta njohë Kosovën

Lajme

Gazeta Express

04/11/2021 15:58

I nominuari i presidentit Joe Biden për ambasador në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në seancën dëgjimore më 5 tetor të këtij viti, para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan ka thënë se prioritet i tij dhe pjesë e diplomacisë amerikane do të jetë inkurajimi i pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë atë, shkruan Gazeta Express.

Kryetarja e Komisionit ka pyetur të nominuarin Hovenier se si duhet të mirëmbahet orientimi properëndimor i Kosovës që të mos tundohet nga ndikimi rus dhe kinez.

Lexo Edhe:

Diplomati amerikan, është përgjigjur se pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës duhet të mendojnë seriozisht për pasojat që mund të sjell mosnjohja e Kosovës nga gjitha shtetet e BE-së.

“Nëse konfirmohem në pozitën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, prioritet i imi do të jetë inkurajimi i pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin akoma Kosovën të mendojnë seriozisht për pasojat(implikimet) e saj, e cila do të jetë edhe pjesë e diplomacisë sonë”, është përgjigjur i nominuari për ambasador në Prishtinë.

Hovenier në dëshminë e tij para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit ka përmendur faktin se populli i Kosovës asnjëherë se ka harruar rolin e SHBA-së për këto 20 vjet dhe se Kosova është një nga shtetet më pro-amerikane në botë.

Ai ka thënë poashtu se prioritet i tij do të jetë përkrahja për Kosovën si shtet sovran, si dhe përkrahjen për dialogun i cili duhet të përqëndrohet në njohjen reciproke.

“Nëse konfirmohet nominimi, unë synoj të drejtoj një përpjekje të gjithë qeverisë për të avancuar prioritetet e mëposhtme: Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike, pasi kjo mbetet thelbësore për stabilitetin në rajon dhe kyç për qëllimin tonë afatgjatë strategjik të një Evrope që është e plotë, e lirë dhe në paqe. Mbështetja e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila, për të cituar Presidentin Biden, “duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”. Normalizimi është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euroatlantike. Nëse konfirmohet nominimi, unë do të inkurajoj Kosovën që të angazhohet në mënyrë konstruktive, fleksibile dhe urgjente”, ka thënë mes tjerash Hovenier.