“Njëri është zv/kryeministri, tjetri ministër i Brendshëm’, flet Elvis Naçi: Çfarë më tha Rama në telefon - Gazeta Express
string(100) "njeri-eshte-zv-kryeministri-tjetri-minister-i-brendshem-flet-elvis-naci-cfare-me-tha-rama-ne-telefon"

Gazeta Express

11/12/2019 8:48

“Njëri është zv/kryeministri, tjetri ministër i Brendshëm’, flet Elvis Naçi: Çfarë më tha Rama në telefon

Gazeta Express

11/12/2019 8:48

Në këtë fazë pas tërmetit të 26 Nëntorit, drejtuesi i fondacionit Firdeus, Imami Elvis Naçi, theksoi se duhet koordinim mes palëve.

Pasi foli për mënyrën si mund të koordinohet më mirë puna mes fondacioneve dhe qeverisë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Naçi bëri edhe një batutë duke thënë: “Po ta them këtë si me shaka, por po të na shikosh ne me Ramën thua njëri është zv/kryeministri, tjetri ministër i Brendshëm po ta shikosh në këtë pamje”.

Lexo Edhe:

“Po ta dëgjoni zotin Ahmetaj me vëmendje ne nuk kemi ku shkojmë sepse do të bëjmë punë primitive. Në qoftë se unë me Arbrin sot fillojmë duke ndërtuar bëhemi kaotikë. Të them një fakt. Janë ata që kanë pasur viktima, familjet ne i kemi vizituar. Unë i thashë “për ju nuk ka shtëpi 20 mijë euro. Ju lutem ku e doni si e doni”, thjesht me i lehtësuar se ata kanë pasur dramë. Sa po i gjenim shtëpi merr Rama dhe thotë “ju lutem shumë, faleminderit për dëshirën e mirë që keni, por ka dalë një vendim qeverie që familjarët që kanë pasur viktima qeveria tashmë e ka marrë vendimin që do të kenë shtëpitë e tyre dhe janë gati të marrin çelësat”. Pse e them këtë? Koordinimi se unë jap, Arbri jep, ai jep dhe krijohet kakofoni”, tha Naçi. /tvklan.al