Një vit për t'u harruar për Cristiano Ronaldon - Gazeta Express
string(45) "nje-vit-per-tu-harruar-per-cristiano-ronaldon"

Një vit për t’u harruar për Cristiano Ronaldon

Gazeta Express

16/11/2020 15:00

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vitin 2020 e kishte filluar me ambicie të mëdha, duke pretenduar që të arrijë trofe me skuadrën e Juventusit, por gjithashtu edhe çmime të rëndësishme individuale.

Mirëpo, viti 2020 për portugezin do të përfundojë vetëm me një trofe të fituar, atë të Serie A, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Juventusi është shpall kampion i edicionit 2019-2020, të cilin trofe e ka festuar bashkë me Ronaldon. Por, synimi i 35-vjeçarit ishte trofeu i Ligës së Kampionëve dhe Kupa e Italisë, por që skuadra e tij ka dështuar në të dyja këto gara.

Kupën e Italisë, Juve e humbi në finale nga Napoli. Ndërsa në Ligën e Kampionëve, Ronaldo shihej i denjë për Juven, por ata u eliminuan herët nga ekipi francez, Lyon.

Ronaldo nuk shihej as si konkurrent këtë vit për “Topin e Artë”, i cili çmim  anulua shkaku i pandemisë  COVID-19.

Në këtë fillim sezoni, ai u infektua me koronavirus, dhe mungoi në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, atë kundër Dinamos së Kievit dhe Barcelonës.

Por sikur mos të mbaronin të gjitha këto, Ronaldo dështoi që të triumfonte me kombëtaren e Portugalisë në Ligën e Kombeve, garë kjo të cilën e kishte fituar vitin e kaluar./Gazeta Express/