Një veturë përplaset në rrethojën e zyrës së Merkelit në Berlin - Gazeta Express
string(63) "nje-veture-perplaset-ne-rrethojen-e-zyres-se-merkelit-ne-berlin"

Një veturë përplaset në rrethojën e zyrës së Merkelit në Berlin

Gazeta Express

25/11/2020 10:41

Një veturë duket se qëllimisht është përplasur nga vozitësi i saj në rrethojat e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar dhe duket se incidenti ka qenë i izoluar.

Lexo Edhe:

Policët gjermanë duke e kontrolluar veturën e dyshimtë (Foto: Reuters)

Në fotografitë e publikuara nga agjencia Reuters shihet një veturë e tipit “Golf 4” me disa fjalë të shkruara me ngjyrë të bardhë në dyert e saj, transmeton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zjarrfikësit. (Foto: Reuters)

Merkel pritej të mbante video-konferencë me kryeministrat rajonalë të Gjermanisë të mërkurën në mëngjes, ku do të diskutohej për hapat e mëtejmë rreth masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.