Filmi i
regjisorit shqiptar Erenik Beqiri “Një udhëtim i shkurtër”, triumfoi mes 12
produksioneve në kategorinë “Orizzonti Cortometragio”, dedikuar filmave që
përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë
botërore, me fokusin tek talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura,
në edicionin e 80-të të Bienales.
Kryeministri
Edi Rama publikoi përmes rrjeteve sociale lajmin duke shprehur entuziazmin për
këtë arritje të regjizorit shqiptar.
“Filmi
shqiptar me metrazh të shkurtër triumfon në Venecia. Evviva”, shkruan Rama.
Realizimi i filmit ka zgjatur 3 vjet. Filmi ka si subjekt një histori shqiptare, ku tregohen sakrificat e mëdha që bëhen nga shqiptarët në këmbim të një shtetësie të huaj./Konica.al