Një trup qiellor i panjohur po futet në sistemin tonë diellor


Gazeta Express
14 Shtator 2019 2:33

Një trup qiellor me shpejtësi shumë të madhe, i cili është nisur nga një tjetër sistem yjor, është duke udhëtuar drejt sistemit tonë dhekëtë tetor pritet të kalojë shumë pranë planetit Mars.

Ky do të ishte i dyti trup qiellor që ka hyrë në sistemin diellor gjatë kohës që është vëzhguar nga njerëzimi.

E para ishte Umuamua, e cila kaloi në vitin 2017, dhe që shkencëtarët e Harvardit thanë se mund të ishte dhe anije kozmike aliene, për shkak të formës në formë cigareje.

Megjithatë, kur Umuamua kaloi pranë tokës, nuk u diktua asnjë shenjë jete aliene prej saj.

Shkencëtarët gjermanë tani besojnë se objekti i radhës, i cili u diktua më 30 gusht nga astronomi amator ukrainas, Genadi Borisov, është një tjetër mundësi që mund të jetë një mënyrë kontakti.

Shkencëtarët thonë se ndryshe nga Umuamua, i cili i befasoi të gjithë, ky është vëzhguar shumë më herët dhe do të mbahet nën vëzhgim për më gjatë.

Te fundit


Kthehu lart