Një tjetër tifoz i Celticut theret në Romë, pas ndeshjes së Ligës së Evropës


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 14:29

Një tjetër tifoz i Celticut është therur në Romë, përderisa 12 tifozë ultras të Lazios janë arrestuar si pasojë e incidenteve që ndodhën pas ndeshjes mes dy klubeve të enjten, në kuadër të Ligës së Evropës.

Mediat lokale raportuan se tifozi i Celticut, i cili ishte vetëm 20-vjeçar, u dërgua në spital në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket arrestimit të tifozëve të Lazios, incidenti ndodhi pas rreth nëntë mijë tifozët skocezë po e festonin fitoren e skuadrës së tyre me rezultat 2:1 gjatë kohës sa po dilnin nga stadiumi Olimpico, pasi që fitorja kishte bërë që ata ta siguronin kualifikimin për fazën eliminatore.

Grupi i tifozëve të Lazios i kishte sulmuar tifozët e Celticut, që s’i kishin provokuar italianët. Për t’u ndërprerë kjo situatë pati nevojë për ndërhyrjen nga Policia, pasi që një tifoz i Celticut pati nevojë për trajtim mjekësor.

Përkundër tentimeve të tyre për t’u largimi nga vendi i krimit, 12 nga tifozët ultras të Lazios u ndalën nga policia dhe u arrestuan për sulmin ndaj tifozëve të Celticut.

Dy tifozë të Celticut ishin therur para se të fillonte ndeshja në Olimpico, që kishte bërë që klubi skocez t’u kërkojë tifozëve të mos veshin fanella apo rrobat me ngjyrat e klubit – gjelbër dhe verdhë – si dhe të qëndrojnë nëpër vende të sigurta në qytet. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart