Një tjetër shtet heq vizat me Shqipërinë! - Gazeta Express
string(40) "nje-tjeter-shtet-heq-vizat-me-shqiperine"

Gazeta Express

20/02/2020 13:45

Një tjetër shtet heq vizat me Shqipërinë!

Gazeta Express

20/02/2020 13:45

Këshilli i Ministrave, ditën e djeshme ka miratuar heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.
Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë.
Tashmë mjafton vetëm pasaporta dhe nuk është aspak problem që të lëvizim drejt këtij shteti. Kjo gjë do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit, të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale dhe të turizmit.

Kujtojmë që kjo marrëveshja ishte nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, ku ambasadori shqiptar në Rusi, ka firmosur së bashku me homologun Vladimir Semashko.

Lexo Edhe:

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.