Një tjetër rast “Floyd”- Policia e Floridas i vendos gjurin mbi qafë një burri afro-amerikan - Gazeta Express
string(89) "nje-tjeter-rast-floyd-policia-e-floridas-i-vendos-gjurin-mbi-qafe-nje-burri-afro-amerikan"

Një tjetër rast “Floyd”- Policia e Floridas i vendos gjurin mbi qafë një burri afro-amerikan

Gazeta Express

04/06/2020 23:03

Policia e Floridës në SHBA, ka nisur hetimet pasi në rrjete sociale janë publikuar pamje ku shihet një polic, duke i vendosur gjurin mbi qafë një personi afro-amerikan, teksa po përpiqej që ta arrestonte.

Burri afro-amerikan, i identifikuar si Patrick Karroll, besohet se kishte ushtuar dhunë në familje, ndaj dhe policia po e arrestonte.

Lexo Edhe:

“Teksa jam duke bërtitur dhe pyetur se përse po arrestohem, njëri nga policët më vendosi gjurin mbi qafë”, u shpreh Karroll për CNN.

Ndërsa njëri nga policët që ka marrë pjesë në arrestimin e Karroll thotë se në momentin që ato e arrestuan, ai tentoi të arratisej, prandaj dhe ato i vendosën gjurin në fyt.

“I dyshuari ka tentuar të arratiset dhe refuzoi të futet në pjesën e pasme të makinës. Ne përdorëm pak forcë dhe e shtrimë në tokë në përpjekje për ta qetësuar”, u shpreh një polic, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërkaq, video e këtij momenti ka ngjallur zemërim tek protestuesit që prej ditësh janë duke manifestuar për vrasjen e George Floyd, i cili humbi jetën pasi një polic i vendosi gjurin në fyt dhe i mori frymën.

Sarasota police officer under investigation after kneeling on man’s neck during arrest

A Sarasota police officer is at the center of an internal investigation after a social media video showed him kneeling on a suspect’s neck.