GazetaExpress

Ballina

Gazeta Express

17/08/2019 14:24

Një tjetër person mbytet në Spille

Ballina

Gazeta Express

17/08/2019 14:24

Rreth orës 12.00,  në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit  me  autoambulancë  por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.