Një tjetër aleat braktis PD-në, dorëzon formularin për tu futur në parlament


Gazeta Express
21 Mars 2019 17:36

Ditë ne sotme u betuan në parlament 3 deputetë të rinj, të ardhur nga radhët e LSI-së.

Por duket se për opozitën do të ketë sërish “rrjedhje”.

Mësohet se një tjetër kandidat i partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Adriatik Alimadhi kryetar i Partisë Balli Kombëtar, si dhe aleat i PD-së ka qenë në listën e opozitës në Vlorë.

Alimadhi do të bëhet kështu deputeti i gjashtë i PD në parlament.

Deri më tani, Partia Demokratike ka në Parlament 5 deputetë, tre që kanë pranuar të marrin mandatin dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk dhanë dorëheqjen.

Te fundit


Kthehu lart