Një tigër në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut del pozitiv për koronavirus - Gazeta Express
string(73) "nje-tiger-ne-kopshtin-zoologjik-te-nju-jorkut-del-pozitiv-per-koronavirus"

Gazeta Express

06/04/2020 8:39

Një tigër në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut del pozitiv për koronavirus

Gazeta Express

06/04/2020 8:39

Një tigër katërvjeçar në kopshtin zoologjik “Bronx” ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Tigri me emrin Nadia besohet të jetë rasti i parë i një kafshe të infektuar me virusin Covid-19, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zyrtarët e këtij kopshti zoologjik thanë se rezultati i testit është konfirmuar nga Laboratori Kombëtar për Veterinari në Ioëa. Besohet se tigri është infektuar nga një punëtor i kopshtit, i cili nuk kishte simptoma.

“Kjo është hera e parë që ne e dimë një rast që një person e ka infektuar një kafshë”, tha Paul Challe, kryeveteriner i kopshtit zoologjik.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyrtarët e kopshtit thuhet se tigri ka shfaqur mungesë të apetitit dhe ka kollitje të thatë, por ndodhet në gjendje të mirë në përgjithësi.