Një tanker me flamur pakistanez ka kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit në një udhëtim të rrallë, në një kohë tensionesh dhe bllokade amerikane në rajon, shkruan CNN.
Sipas të dhënave të Marine Traffic dhe burimeve të CNN, anija “Shalamar” është parë duke dalë nga Gjiri Persik me rreth 440,000 fuçi naftë të papërpunuar në bord dhe po drejtohet drejt portit të Karaçit për shkarkim më 19 prill.
Raportohet se tanker-i ka çaktivizuar transponderin në disa momente për arsye sigurie. Edhe pse nuk është nën sanksione, lëvizja e tij ndodh në një kohë kur SHBA ka forcuar kontrollin dhe bllokadën ndaj anijeve që lidhen me Iranin. Sipas burimeve ushtarake amerikane, disa anije tashmë janë kthyer mbrapa gjatë 72 orëve të fundit të zbatimit të masave.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...