Një studim i ri zbulon diçka të frikshme për imunitetin pas shërimit me COVID-19 - Gazeta Express
string(80) "nje-studim-i-ri-zbulon-dicka-te-frikshme-per-imunitetin-pas-sherimit-me-covid-19"

Një studim i ri zbulon diçka të frikshme për imunitetin pas shërimit me COVID-19

Gazeta Express

11/09/2020 12:04

Një studim i realizuar së fundmi ka zbuluar se imuniteti zhduket shpejtë nga pacientët e sëmurë rëndë me coronavirus, të cilët vetëm një muaj pasi janë liruar nga spitali kanë filluar të ndjejnë lodhje, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit kanë analizuar antitrupat – substancën në gjak që zhvillon imunitetin kundër virusit – ku është konstatuar se ata po humbin imunitetin me shpejtësi të madhe ende pa kaluar shumë ditë që kur ata janë shëruar.

Lexo Edhe:

Kjo gjetje është një lajm i hidhur për njerëzimin se do të jenë imunë ndaj COVID-19, pasi që e kalojnë këtë infeksion që ua ka marrë jetën mijëra njerëzve.

Shumica e pacientëve që janë liruar nga spitali pasi kanë fituar betejën kundër COVID-19, kanë treguar shenja të antitrupave – duke sugjeruar se trupat e tyre kanë mësuar të mbrojnë veten nga virusi – por ato nuk ishin mjaft të forta.

Afro 81 përqind e pacientëve kishin antitrupa, por një studim në Kinë ka zbuluar se vetëm “një përqindje e vogël” e tyre kanë pasur aftësinë të neutralizojnë apo mbysin virusin.

Ajo çfarë mbetet mister është nëse njerëzit do të vazhdojnë të jenë imun ndaj COVID-19, edhe pasi të shërohen. Megjithatë ekzistojnë disa shenja se trupi në njëfarë mënyre ka mësuar të mbrohet, por gjithashtu është rritur edhe numri i atyre që po infektohen për herë të dytë me coronavirus.

Nëse trupi nuk arrin të ruaj antitrupat për një afat më të gjatë kjo do të thotë se vaksina nuk do të mund të ofroj mbrojtje të përhershme, siç po shpresojnë shkencëtarët dhe politikanët në mbarë botën.