Një shqiptar me shokë rrah dy serbë në Veri


Gazeta Express
16 Mars 2019 15:27

Një përleshje ndëretnike ka ndodhur në Veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy serbë janë sulmuar  fizikisht nga një shqiptar dhe disa persona të panjohur deri më tani, në rrugen “Namanja”, në Mitrovicë.

 “Dy viktima meshkuj K/Serbë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe disa persona tjerë të panjohur”, njofton Policia.

Më tutje në njoftim thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Express/

Te fundit


Kthehu lart