Një serb nga Beogradi aksidentohet me motoçikletë në Mitrovicë të Veriut - Gazeta Express
string(67) "nje-serb-nga-beogradi-aksidentohet-me-motorr-ne-mitrovice-te-veriut"

Instant

Gazeta Express

30/05/2021 12:59

Një serb nga Beogradi aksidentohet me motoçikletë në Mitrovicë të Veriut

Instant

Gazeta Express

30/05/2021 12:59

Ivan Millosheviq, një serb nga Beogradi që ishte raportuar si i zhdukur, është aksidentuar sot me motoçikletë në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, togeri Branisllav Radoviq i tha “Kosovo Online” se motoristi u dërgua me ambulancë në departamentin kirurgjik të spitalin në Mitrovicë të Veriut.

Radoviq tha se Millosheviq u pranua në gjendje të vetëdijshme dhe se është duke u bërë një ekzaminim mjekësor.

“Sot, rreth orës 10:26 të mëngjesit, pas marrjes së informacionit, një patrullë policie shkoi në lokacionin Dudin Kr,, ku gjetën një grup njerëzish që gjetën të zhdukurin Ivan Millosheviq, zhdukja e të cilit u raportua në polici. Ai u transportua në spitalin e Mitrovicës”, tha Radoviq.

Sipas tij, tre persona u sollën në stacionin policor në Zveçan për të dhënë deklaratë me shkrim, dhe siç deklaroi ai, ata me siguri ishin dëshmitarë.

Familja dhe miqtë e Ivan Millosheviqit dërguan një-email në redaksinë e “Kosovo Online” dhe konfirmuan se ai ishte gjetur.

“Ivan Millosheviq nga Beogradi u gjet i gjallë në rrugën afër Dudi krs. afër Mitrovicës dhe Zveçanit. Ivan u zhduk më 25 maj 2021 në Kosovë! Ai është gjallë, ai komunikon, ai u transferua me ambulancë në spital në Mitrovicë”, thuhet në emailin e tyre.

Ata thonë se Millosheviqi u gjet “falë kërkimit personal të miqve të Ivanit nga Graçnica dhe prindërve të tij, me ndihmën e madhe të bikerëve serbë nga Mitovica, të cilët e gjetën atë.”