Një rajon i Gjermanisë po planifikon të hapet plotësisht nga 6 qershori - Gazeta Express
string(71) "nje-rajon-i-gjermanise-po-planifikon-te-hapet-plotesisht-nga-6-qershori"

Një rajon i Gjermanisë po planifikon të hapet plotësisht nga 6 qershori

Gazeta Express

25/05/2020 11:45

Thuringia, rajon në pjesën qendrore të Gjermanisë, e ka bërë të ditur planin për largimin e të gjitha masave kundër koronavirusit nga 6 qershori pasi shënoi numrin më të ulët ditor të viktimave të hënën.

Autoritetet rajonale po planifikojnë që t’i zëvendësojnë masat kufizuese me rekomandime dhe të marrin masa më të rrepta në nivel lokal, nëse paraqitet nevoja.

Lexo Edhe:

Nëse zbatohet, ky plan do ta paraqiste largimin më të madh të izolimit në Evropë, duke u krahasuar me rastin e Suedisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ky veprim është kritikuar nga disa zyrtarë gjermanë, të cilët kanë thënë se ai është eksperiment i rrezikshëm dhe gjë e pamatur.

Thuringia deri më tani i ka shënuar vetëm 2,871 raste të infektimeve dhe 152 të vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë atë një ndër rajonet më së paku të prekura nga virusi i ri.

Kryeministri rajonal, Bodo Ramelow, tha se masat kufizuese do të zëvendësohen me një koncept të rekomandimeve dhe me luftën e virusit në mënyrë lokale, nëse rritet numri i rasteve.

Sipas rregullave të reja, përdorimi i maskave nuk do të jetë i detyrueshëm, ndërsa distance prej 1 metër e gjysmë do të jetë vetëm e rekomanduar, por jo e detyrueshme.

Ky rajon tashmë i ka rihapur hotelet dhe restorantet dhe rregullat e reja do t’ua mundësonin autoriteteve lokale që t’i përcaktojnë vetë rregullat për masat kundër pandemisë.