Një qytetar kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares - Gazeta Express
string(76) "nje-qytetar-kuleten-e-gjetur-e-dorezon-ne-polici-e-njejta-i-kthehet-pronares"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 11:28

Një qytetar kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 11:28

Dje në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar nga një qytetar per gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokumenti identifikues.

Policia përmes rrugës operative kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë pronaren e kuletës, i cila është paraqitur në Stacion, ku e njëjta ka deklaruar se i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe me një shumë të hollash.

Lexo Edhe:

“Kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me  ç’rast e njëjta ka  falënderuar  qytetarin dhe Policinë e Kosovës. Policia falënderon qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe  mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja”, thuhet në njoftimin e policisë.