Një qendër e votimit në Veri zhvendoset në pronën e zyrtarit të PDK-së


Gazeta Express
22 Shtator 2019 19:54

Banorët e Lagjes së Boshnjakëve, në zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i drejtohen një objekti të ri për të votuar.

Kjo do të ndodhë pasi Zyra Administrative, në objektin e së cilës kanë votuar deri më tani, është zhvendosur në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton KTV.

Objekti i ri, i cili ndodhet pak metra larg ish objektit të Zyrës Administrative, është pronë e zyrtarit komunal nga PDK-ja, Bashkim Cimili.

Një gjë e tillë është duke u kundërshtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Fidan Ademit nga LVV-ja dhe Safet Kamberit nga LDK-ja, një gjë e tillë mund të ndikojë tek votuesit.

Mirëpo, reagimet e Ademit e Kamberit i konsideron absurde zëvendëskryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Cimili.

Fushata zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon të mërkurën, do të zgjasë 10 ditë. Kurse zgjedhjet e parakohshme do mbahen të dielën e parë të muajit tetor.

Image result for qendra e votimit mitrovice

Te fundit


Kthehu lart