Një prind gozhdon kryeministrin britanik në spital: Këtu s’kemi mjekë, ti vjen për shou mediatik


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:50

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, pak ditë pasi ka marrë detyrën e tij, është përballur me një situatë jashtëzakonisht të keqe, derisa ka vizituar një prej spitaleve të Londrës, raporton Gazeta Express.

Johnson derisa ka lëvizur në një prej hollëve të spitalit, është vënë në shënjestër të kritikave nga një prind i cili po shëronte fëmijën e tij aty.

Ai i ka thënë Johsnonit se spitali përballet me probleme të ndryshme, që nga mungesa e mjekëve, infermiereve e problemeve të tjera, ndërsa ka akuzuar kryeministrin britanik se aty ka shkuar për vizitë aty sa për paraqitje mediatike.

Situatën është munduar që ta qetësojë drejtori i spitalit, megjithatë një gjë e tillë ishte e pamundur.

Britmat janë rritur kur Johnson ka thënë se nuk ka media, derisa përballë tij qëndronin disa kamera që gjironin. Një gjë e tillë e ka irrituar edhe më tej prindin britanik.

Kryeminstri britanik pastaj ka reaguar duke thënë se do t’i shikojë mënyrat për ta rinovuar spitalin. Video është publikuar nga BBC./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart