Një person ka shtënë me armë zjarri kundër policisë në Kumanovë - Gazeta Express
string(63) "nje-person-ka-shtene-me-arme-zjarri-kunder-policise-ne-kumanove"

Një person ka shtënë me armë zjarri kundër policisë në Kumanovë

Gazeta Express

20/01/2020 14:53

Një sulmues i panjohur ka shtënë në drejtim të patrullës policore në Kumanovë, ndërsa para saj, personi i njejtë i ka vënë zjarrin një makine policore.

Incidenti ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 02 e 10 minuta. Policët kanë vërejtur se një person ka tentuar të vë zjarrin makinës “Spark” të policisë së trafikut. Makina është djegur para Shtëpisë së Armatës ku ka qenë e parkuar, por policët janë vënë në kërkim të sulmuesit.
Pas rreth 300 metrash ndjekje policët kanë arritur t’i afrohen sulmuesit, i cili në vend që të dëgjojë urdhrin policor, ka nxjerr armën dhe ka shtënë disa plumba në drejtim të policëve.

Lexo Edhe:

Nuk ka të lënduar ndërsa sulmuesi është arratisur.
Policia për momentin nuk ka informacione për identitetin e sulmuesit dhe po heton rastin./GazetaExpress/