Një person bie nga një repart i QKUK-së - Gazeta Express
string(37) "nje-person-bie-nga-nje-repart-qkuk-se"

Një person bie nga një repart i QKUK-së

Lajme

Gazeta Express

15/01/2023 11:05

Një person ka rënë nga një repart i QKUK-së, mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e rënies ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Lexo Edhe:

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti  ka pësuar lëndime  trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti për Express.