Një pacient dyshohet se vdiq nga gripi i derrave, Policia nis hetimet e QKUK’ja mohon rastin


Gazeta Express
16 Mars 2019 19:39

Gripi i derrit dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së një personi në Klinikën Infektive të enjten.

Vdekjen, si të dyshimtë e kishte raportuar në polici, djali i viktimës, derisa policia ka nisur hetimet, raporton KTV.

Por, institucionet përgjegjëse kanë mohuar vdekjen e pacientit.

Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, ka mohuar të ketë pasur raste me vdekshmëri dhe nuk ka pranuar të jap asnjë informacion shtesë.

Trupi i pajetë, me kërkesë të familjarëve, është dërguar për obduksion dhe raportin për shkaktarin e vdekjes familja pritet të marrë në ditët në vijim.

E ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik, në një komunikatë për media, kishte raportuar se epidemia e gripit në Kosovë, ka rënie të dukshme.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart