Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve - Gazeta Express
string(83) "nje-nendetese-15-milione-dollareshe-per-te-vizituar-skutat-me-te-erreta-te-oqeaneve"

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 7:42

Eksplorimi i cepave më të errët të thellësive të oqeaneve do të marrë një shtysë tepër të madhe, pasi një mjet i ri nënujor do të mundësojë zbritjen në thellësi të pamenduara më parë.

Nëndetësja e vogël, do të ketë krahë si ato të pulëbardhës, që do ta lejojnë të udhëtojë edhe më shpejt nën ujë, në një thellësi deri në 4000 metra nën nivelin e detit, që do të ishte edhe më e madhja e arritur ndonjëherë nga një mjet nënujor i ndërtuar për të mbajtur njerëz.

Lexo Edhe:

Nëndetësja do të quhet Triton 13000/2 Titanic Explorer (13 mijë këmbë, ose 4 mijë metra – thellësia në të cilën mund të zbresë). Kabina e nëndetëses do të jetë sfera më e trashë prej akriliku e ndërtuar ndonjëherë, që do t’u mundësojë personave brenda saj të mos e ndiejnë fare presionin e thellësisë. Sipas projektit të prezantuar, brenda nëndetëses mund të qëndrojnë vetëm 2 persona.

“Deri tani ishte e pamundur arritje në 4000 metra thellësi, por përparimet e bërë në teknologji kanë lejuar Triton që ta bëjë të mundur këtë”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania amerikane gjithashtu pretendon se mjeti lundrues nënujor do të jetë tepër i heshtur, për të mos shqetësuar aspak ose fare pak jetën nënujore.