Një ndërtesë në Shkup kaplohet nga zjarri, mbesin të bllokuar disa banorë brenda objektit


Gazeta Express
10 Qershor 2019 15:45

Pasdite, për arsye të panjohura, zjarri ka kapluar një banesë në komunën e Kisela Vodës, në Shkup.

Zjarri ka shpërthyer në katin e 5-të në ndërtesën në rrugën “Heronjët e Kombit”, thuhet se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda objektit.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar ne vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihet fati i banorëve të bllokuar brenda banesave.

Te fundit


Kthehu lart