Një ndër aeroplanmbajtëset më të mëdha amerikane arrin në detin e Arabisë


Gazeta Express
16 Maj 2019 17:42

USS Abraham Lincoln është tani në veri të detit të Arabisë, dy javë para kohës në mënyrë që të zmbrasë Iranin.

Aeroplanmbajtësja është e armatosur deri në dhëmbë për çdo rast emergjence.

Më herët këtë javë, Komanda Qendrore e SHBA’së tha që forcat e saj në rajon janë në gatishmëri të lartë, por deri atëherë asnjë provë nuk ekzistontë që siguria ishte rritur tek forcat amerikane.

Por tani, nën presion që të shpjegojë ndryshimin e qëndrimit, zyrtarë të Pentagonit thonë që ata janë në proces të deklasifikimit të disa fotove satelitore që tregojnë armatosjen me raketa të anije iraniane.

Ky mendohet që është një mesazh direkt i administratës së Trump pas rritjes së tensioneve prej dorëheqjes prej marrëveshjes nukleare të SHBA’së.

Zyrtarë të Pentagonit kanë bërë të ditur se arsyeja e dërgimit të kësaj aeroplanmbajëtse nuk është që të fillojë një luftë. /Express/

Te fundit


Kthehu lart