Gazetare: Blerta Zuka
Për të furnizuar lokalin me mallra, tani kanë një orar.
Ky market, ashtu si edhe shumë biznese të tjera në kryeqytet, duhet të presin mallin në lokalin e tyre, në orët e vonshme të natës.
Kjo pas një vendimi të komunës së Prishtinës, që furnitorët e marketeve të punojnë nga ora 23 deri në 7 të mëngjesit.
E se një vendim i tillë i komunës së Prishtinës, do të jetë problem për bizneset, e thotë edhe vetë pronarja e një biznesi.
Megjithatë, ky qytetar mendon se zbatimi i këtij vendimi, do të ndihmojë në një drejtim tjetër.
Ndërkaq, Eroll Halili, ka një mendim tjetër.
Se cila ishte arsyeja që komuna vendosi të marrë një vendim të tillë, e tregon drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu.
Mirëpo, se sa do t’i dëmtojë bizneset furnizimi me mall me afat të caktuar, e thotë ekonomisti, Jakup Bellaqa.
Pavarësisht se vendimi ka hyrë në fuqi që një muaj, ky rregull shpesh nuk po respektohet.
Televizioni ka tentuar të kërkojë një përgjigje edhe nga drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës, për të kuptuar se a janë shqiptuar gjoba në këtë drejtim, megjithatë nuk mori përgjigje gjatë së shtunës.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...