Një muaj paraburgim për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të dyshuar për marrje ryshfeti - Gazeta Express
string(109) "nje-muaj-paraburgim-per-zyrtaret-e-ministrise-se-brendshme-dhe-asaj-te-jashtme-te-dyshuar-per-marrje-ryshfeti"

Një muaj paraburgim për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të dyshuar për marrje ryshfeti

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 11:20

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve B.G., A.F., H.H. dhe J.H., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Lexo Edhe:

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.