Një muaj paraburgim për shitësin e narkotikëve në Ferizaj - Gazeta Express
string(57) "nje-muaj-paraburgim-per-shitesin-e-narkotikeve-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:57

Një muaj paraburgim për shitësin e narkotikëve në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:57

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji, kundër të pandehurit B.R. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar për veprën penale blerja, posedimi dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope nga neni 229 paragrafi 4 pika 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, sipas aktakuzës se Ish Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje i DKR – Ibrahim Idrizi, pasi konstatoi se i akuzuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë ku ka qëndruar prej vitit 2013 dhe ka leje të përhershme të qëndrimit në atë shtet, dhe në këtë mënyrë edhe prezenca e tij është siguruar përmes procedurës së ekstradimit, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara sipas dispozitave ligjore të KPPK-së, pasi po të gjendet në liri, lehtë mund të shmanget nga procedura penale dhe nga shqyrtimi gjyqësor siç ka vepruar prej vitit 2013 e tutje dhe më këtë do të behej i pamundur zhvillimi normal dhe i pa penguar i procedurës penale.

Lexo Edhe:

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Express/