Një muaj paraburgim për personin që postoi fotografi të një togeri serb të FSK-së bashkë me Ramush Haradinajn - Gazeta Express
string(108) "nje-muaj-paraburgim-per-personin-qe-postoi-fotografi-te-nje-togeri-serb-te-fskse-bashke-me-ramush-haradinajn"

Një muaj paraburgim për personin që postoi fotografi të një togeri serb të FSK-së bashkë me Ramush Haradinajn

Gazeta Express

05/06/2020 15:48

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit D.P., i cili kishte postuar një foto të një togeri serb të FSK-së bashkë me Ramush Haradinajn, raporton Express.

Sipas Gjykatës, i pandehuri D. P. (serb), duke dashur të shqetësojë të dëmtuarin Z. S. (serb), Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes rrjetit social Facebook, publikon fotografi të ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj me uniformë ushtarake, si dhe uniformë dhe flamuj të FSK-së, ku pas këtij publikimi i njëjti ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, duke u linçuar publikisht nga persona të ndryshëm përmes rrjetit social.

Lexo Edhe:

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme dhe papërshtatshme”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express