Një masakër kolektive - Gazeta Express
string(21) "nje-masaker-kolektive"

Arte

Gazeta Express

16/08/2022 17:08

Një masakër kolektive

Arte

Gazeta Express

16/08/2022 17:08

Kush kë po e marton, diaspora Kosovaren, apo Gjermania kosovaren

Nga: Ballsor Hoxha

Lexo Edhe:

Ka një dilemë, le të themi, e rëndë si ajo e Ana Karenina, lidhur me vajzat, sidomos, që kërkojnë lëmoshë kudo nëpër Kosovë, e Prishtinë. Dilema është, zgjedhja, nëse duhet përdorur ndonjë tas, gotë plastike për të paratë e ‘lypura’, apo vetëm dorën cullak. Dhe, nuk do ta zgjasim, por do të themi se kjo është pikërisht zgjedhje, dhe në këtë, mundësi edhe për mënyrë tjetër të jetës.

Pastaj, është edhe dilema tjetër, qoftë për burrë apo grua nga diaspora që vjen në Prishtinë; të vijë me motor që çmend tërë qytetin me uturimën e tij; me Ferrari, apo Mercedes; cila po ‘Bahet’; cila është më ‘in’? e në të vërtetë, kjo vetëm tregon po të njëjtën gjë sikur të lypëses, zgjedhjen, mundësinë e zgjedhjes, dhe me këtë mundësinë për të bërë diçka tjetër, burrë apo grua që ka ardhur nga diaspora.

Kur ndalesh dhe vëzhgon femrat e reja, që punojnë në hipermarketet e Prishtinës, e ky shembull për shkak të dy arsyeve (që do të diskutohen në pjesën e dytë të shkrimit), por kryesorja duke qenë se përfshinë një prej punësimeve më të përhapura në Prishtinë. Dhe, pikërisht në këtë vëzhgim të tyre është krejtësisht i dukshëm njëlloj uniformiteti i veshjes, sjelljes dhe psikologjisë jashtë vendit të punës, sikur njëlloj identifikimi dhe njëlloj pavarësie, qoftë  në lindje, në Prishtinë. Por, në fund të fundit edhe kjo është zgjedhje.

Dhe, sa i përket dilemës dhe zgjedhjes në këtë pjesë të parë të këtij teksti, do të marrim vetëm edhe një shembull: dilemën e zgjedhjes së burrit apo gruas së ardhshme pavarësisht moshës në këtë verë të vetë pjesëtarëve të diasporës. Pra atyre që kanë ardhur të martohen në Prishtinë. Por edhe kjo është zgjedhje dhe me këtë, si më lartë, ka mundësi edhe të një mënyre tjetër të jetës.

II

U cek Ana Karenina, pikërisht për shkak të dilemës së përhershme të gruas, dhe të qënit personazhe. Dhe aq më shumë se problemi i diasporës në këtë ka të bëjë me zgjedhjen e femrave në Prishtinë, nga diaspora për martesë. E aq më shumë të grave në Prishtinë.

Padyshim (dhe pa dilemë) një  prej fenomeneve më të përhapura në Prishtinë me ardhjen e diasporës për çdo verë është martesa.

Vjen burri me mercedesin e tij të fituar, le të themi, në Gjermani, dhe me tërë ofertën për kontratën e martesës të fituar në Gjermani. Por, këtu shfaqet një dilemë, nëse kjo e fituar është, apo nëse i takon kosovarit apo vetë Gjermanisë. Nëse, le të themi, sakrifica e të fituarit të Mercedesit është në balans me “shkapërderdhjen” e kësaj pasurie sakrificë. Gjë që, për ta shkurtuar këtë zinxhir dilemash, që është tejet bukur e përkufizuar në punën e Gayatri Spivak, pra shtrohet pyetja nëse femrën që po e marton i riu shqiptaro-kosovaro-gjerman, po e marton vetë ai, apo vetë Gjermania, dhe atë kolektivisht?

Le ta shohim kështu, nëse unë punoj punën më të rrezikshme në Gjermani, si kosovar, dhe për këtë e shpërblejë veten me një makinë të shtrenjtë, a nuk është ky vetëshpërblim, njëlloj çorodie, dhe paradoksi, njëlloj mashtrimi të vetes për atë që jam e jam bërë. Pikërisht sepse jetën e rrezikuar për një materiale të monetarizuar, për çdo ditë, e shndërroj në trendin më të ri më sipërfaqësor më të parëndësishëm, e që është një veturë vezulluese. Aq më shumë po e njëjta veturë duke shërbyer si shenjë identifikimi i tij, por edhe i saj, dhe me këtë mundësim i martesës. Kush fiton këtu. Kush kë po e mashtron. Gjermania? Apo Kosovari?

Ka një thënie shumë të hershme në Prishtinën e viteve shtatëdhjetë: nuk po q. Murati, por Fiati, i tij.

Duke u kthyer në uniformitetin e veshjes së punëtoreve në industrinë e hipermarketeve të Prishtinës, kjo asocon në dy fenomene: pavarësimin e grave në Parisin e pas luftës së dytë botërore, hera e parë në botë kur femrat kishin filluar të punonin punë publike, me ç’rast ndodhi revolucioni femëror (jo ai feminist); dhe nën dy ajo që ndodhë për çdo ditë në Meksiko, dhe aq më saktë përshkruar dhe aq më me rëndësi trajtuar në romanin 2666 të Roberto Bolanos, shkrimtar, për vrasjen e po këtij kolektivi në përmasa gjigante të femrave në periferitë e Meksikos, vetëm pse ato janë të punësuara, dhe me këtë pre më e lehtë e kësaj. Dhe e tëra duke qenë e mundshme dhe e pandalshme pikërisht përë shkak të mashtrimit me para.

Dilema dhe zgjedhja, që është vetë mundësia për një zgjedhje tjetre derisa ajo qe po bëjmë me martesat e njohjeve një javeshe, janë pikërisht lufta e femrave, që më së miri shihet në femrat që punojnë në këtë hipermarkete, të pavarura, dhe në anën tjetër zgjedhja e burrave nga diaspora si masakrimi i përshkruar aq brutalisht e vërtetësisht në romanin e lartcekur të shkrimtarit të ndjerë Roberto Bolano. Kjo është masakër, pikërisht e zgjedhjes, së pari, e pastaj të vetë femrës dhe mundësisë së jetës së saj.

Si ndodh kjo masakër: një grua e bukur prishtinase asnjëherë nuk mund të shoh fytyrën e vërtetë të burrit të saj të ardhshëm nga tërë zinxhiri i maskave. Prej makinës vezulluese e deri tek rrobat me rekuizita krejtësisht pa asnjë lidhje por shumë të rëndësishme në botën e injorancës dhe të papërgjegjësisë. Pastaj zhgënjimi në një botë tjetër, e që i bie pikërisht të të qenit të kidnapuar nga zgjedhja dhe mundësia gjermane e ofruar, por jo e saj. Dhe më tutje në fund paraliza e potencialit të saj.

Po ta shohim këtë në vazhdën e teoretizimeve ndërkombëtare mbi diasporën, kjo është pikërisht dhurimi i grave kosovare Gjermanisë, derisa me rëndësi është maska e të jetuarit kosovar/çe në Gjermani. Por maska bartin vetëm vrasësit dhe masakruesit.

Në fund, rëndësia është në pamundësinë e gruas, posaçërisht, por edhe të burrit Prishtinas për të zgjedhur, saktësisht ndaj kësaj maske vrasëse gjermane përmes kosovarit të rrezikuar për jetë në mirëqenien e tij gjermane!!

/Gazeta Express