Një lopë mbi 1 milion dollarë, këto janë 6 kafshët më të shtrenjta në botë


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:43

Disa adhurues të kafshëve shpenzojnë shumë më tepër se kaq vetëm për blerjen e ndonjë kafshe që ata pëlqejnë, duke përjashtuar shpenzimet e mëtutjeshme për ushqim dhe strehimin e tyre.

Nëse ju dëshironi të dini se cilat janë kafshët më të shtrenjta, keni një listë dhe çmimet përkatëse më poshtë.

1. Kali Green Monkey (Majmuni jeshil) – $ 16.000.000

2. Lopa Mis Missy – 1.200.000 $

Është racë e tipit Holstein. Tani është 3 vjeçe. Ka fituar titullin e kampiones kombëtare në Amerikën e Veriut . Fill pasi u shpall kampion shumë njerëz rendën për ta blerë. Pronari i saj ka paguar 1.2 milion USD duke e bërë edhe lopën më të shtrenjtë në planet.

3. Qen roje Tibetan – $ 582,000

Qeni roje Tibetian është një nga racat më të shtrenjta me një çmim mesatar më shumë se gjysmë milioni USD. Përveçse i shtrenjtë ai është edhe një nga racat më të mëdha në mbarë botën. Nuk mban erë dhe ka gëzof të bukur. Raca puro gjendet mjaft rrallë. Janë mjaft besnikë dhe arrijnë të mbysin edhe tigra e leopardë për të shpëtuar të zotët.

4. Qeni Sir Lancelot Encore – $ 155,000

Në fakt është një racë e klonuar. Edgar dhe Nina Otto një çifti ngaFlorida kishin në pronësi racën me famë botërore Lancelot. Ata klonuan ADN e qenit të tyre pas ngordhjes së tij nga kanceri. Rezultati është Sir Lancelot Encore i cili ishte edhe fituesi në ankandin e bio-artit që u zhvillua në San Francisko.

5. Papagalli Macaw- 14.000 $

Është papagalli më i madh fluturues dhe njëkohësisht më i frekuentuari. Rritet në Amerikën jugore. Kanë pupla të bukura dhe një sqep tejet të fortë që can arrat.

6. Papagalli Palm Cockatoo – 16.000 $

Dallohet nga kreshta she ngjyra gri në të zezë. Është specia mjaft e rrallë ndaj dhe konsiderohet si mbreti i papagallëve.

Te fundit


Kthehu lart