Kompozimet e
mjeshtrit të madh, Ennio Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e
përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të
vijnë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, më datën 5
qershor, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës
Italiane.
Ky koncert do të
zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e
Kulturës.
Shoqëruar
mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe kori i TKOB-së, nën drejtimin e
maestros Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të
përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit.
Ennio Morricone
vdiq 3 vjet më parë, në korrik të vitit 2020 në moshën 91-vjeçare.
Koncertin e fundit ai e dirigjoi në Palazzo Madama, disa muaj para se të ndërronte jetë./Konica.al