Një kineze në Tiranë alarmon urgjencën, përfundon me ambulancë në spital - Gazeta Express
string(71) "nje-kineze-ne-tirane-alarmon-urgjencen-perfundon-me-ambulance-ne-spital"

Gazeta Express

26/02/2020 19:48

Një kineze në Tiranë alarmon urgjencën, përfundon me ambulancë në spital

Gazeta Express

26/02/2020 19:48

Një shtetase kineze është shoqëruar për në spitalin e Sanatoriumit.

Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, shihet se si kinezja që ndodhej në Don Bosko hipën në ambulancë. Sipas denoncimit, kinezja është sëmurur dhe për këtë arsye është shoqëruar me ambulancë.

Lexo Edhe:

“Një kineze ishte shumë keq dhe e morën me ambulancë tani te Zogu i Zi. Me sa mësuam po e dërgonin në Snatorium,”– shkruhet në denoncim.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

http://<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1582729542643″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://player.boostplatforms.com/video?id=1582729542643″></iframe><script src=”https://player.boostplatforms.com/js/resize-bp.js”>{“videoid”:”1582729542643″,”type”:50,”ratio”:0.75}</script>