Një kanadez e përfaqëson Kosovën në Botëror


Gazeta Express
22 Prill 2019 12:57

Kanadezi Peter Andersen po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Kërlingut, i cili po mbahet në Stavenger të Norvegjisë

Peter Andersen e kishte kaluar çdo vikend të fëmijërisë së tij në Kingston, Ontario, në klubin ë kërlingut dhe ëndërronte që një ditë ta përfaqësonte shtetin e tij në këtë sport në akull.

Ai e realizoi pjesërisht këtë ëndërr, pasi po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Kërlingut, që po mbahet në Stavanger të Norvegjisë, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, këtë nuk po e bën duke e përfaqësuar Kanadanë, por Kosovën, një vend i ri, i cili nuk ekzistonte si shtet kur ai kishte nisur të merrej me këtë sport.

Madje, një vend i cili nuk ka as fusha të kërlingut, por që ky sport zhvillohet me fusha improvizuese.

“Unë nuk e kam imagjinuar kurrë që do ta kem mundësinë të luaj për një vend i cili as që kishte ekzistuar kur unë isha 15 vjeç”, ka thënë fillimisht Andersen.

“Mirëpo, është absolutisht e jashtëzakonshme dhe jam i ngazëllyer të bëj kërling këtë javë”, ka shtuar ai.

Andersen kishte lëvizur drejt Kosovës në vitin 2016 pasi i kishte përfunduar studimet, por i mungonte sporti me të cilin ishte rritur duke luajtur.

Nga ajo kohë, ai nisi t’i mësonte fëmijët në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në “kërlingun e rrugës”, duke e themeluar Federatën e Kërlingut të Kosovës dhe duke marrë pjesë në kongresin e Federatës Botërore të Kërlingut, ku e kishte përfaqësuar Kosovën në Budapest dhe në Bratislavë, për t’i vendosur kosovarët në akull për herë të parë.

Ai po ashtu u takua me shoqen e skuadrës në dyshen e miksuar, Eldena Dakaj, me të cilën po merr pjesë në Botëror, por edhe me trajnerin Meriton Zeneli, i cili po ashtu gjendet në Norvegji me ta.

Ata po mundohen ta zhvillojnë këtë sport të panjohur në Kosovë. /Gazeta Express/

Team Kosovo curling practice (filmed by Meriton Zeneli)

Peter Andersen of Team Kosovo practices at Ice Arena Zimny Stadion Lamac in Bratislava, Slovakia, in preparation for the 2019 world mixed doubles curling championship

Te fundit


Kthehu lart