KSHZ, Derkovski: Ka 38.000 letërnjoftime që nuk janë marrë nga sportelet e MPB-së - Gazeta Express
string(79) "kshz-derkovski-ka-38-000-leternjoftime-qe-nuk-jane-marre-nga-sportelet-e-mpb-se"

Gazeta Express

25/02/2020 13:40

Me i fundit

KSHZ, Derkovski: Ka 38.000 letërnjoftime që nuk janë marrë nga sportelet e MPB-së

Gazeta Express

25/02/2020 13:40

Pas përfundimit të kontrolleve të kryqëzuara, duke e përdorur bazën e të dhënave të disa institucioneve në vendin tonë, është konstatuar një situatë e caktuar në listën zgjedhore – u zbulua se te 39.000 qytetarë kishin nevojë për verifikim plotësues të të dhënave, njofton Portalb.mk.

Kjo është bërë dhe është konstatuar se këto të dhëna ishin të sakta dhe shumica e atyre qytetarëve (32,000-33,000) u kthyen në listën e zgjedhësve. Kryetari i KSHZ Oliver Derkovski ishte mysafir në këtë temë në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Sllobodna TV”.

Lexo Edhe:

“Doli që më tepër ishte perceptim politik i problemit që iu imponua publikut sesa ishte problem real. Duhet të kuptohet se Lista e votuesve do të ketë gjithmonë disa probleme sepse është një kategori në ndryshim, e cila po ndryshon në bazë ditore. Çdo ditë ka  persona të cilët vdesin, të cilët kalojnë në moshën e pjekurisë, ndryshime të adresave … E shfrytëzoj këtë mundësi të gjithë ata që kanë bërë kërkesë dhe i kanë të gatshme letrat e njoftimit të shkojnë dhe t’i marrin nëse duan të votojnë. Kemi 38.000 letërnjoftime të cilat nuk janë marrë”, thotë Derkovski, përcjell Gazeta Express./V.Leka/