Një i vrarë e dhjetëra të plagosur në protestat e Irakut - Gazeta Express
string(56) "nje-i-vrare-e-dhjetera-te-plagosur-ne-protestat-e-irakut"

Gazeta Express

22/01/2020 10:32

Një i vrarë e dhjetëra të plagosur në protestat e Irakut

Gazeta Express

22/01/2020 10:32

Policia irakiane përdori armë të zjarrit kundër protestuesve në një autostradë të Bagdadit, duke e vrarë një person dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Përleshja në autostradën “Mohammed al-Qassim” shpërthyen kur policia e filloi përpjekjen për t’i larguar protestuesit nga rruga që e kishin bllokuar. Protestuesit dogjën goma dhe hodhën koktej molotovi në drejtim të policisë.

Lexo Edhe:

Policët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe me të shtëna. Së paku 14 protestues pësuan lëndime të mesme dhe të rënda, ndërsa një person vdiq pasi u godit në kokë me një bombol të gazit lotsjellës.

Në anën tjetër, kryeministri në largim, Adel Abdul-Mahdi, e dënoi sulmin me raketa në Zonën e Gjelbër, ku është i vendosur kompleksi qeveritar, dhe kërkoi hetime për këtë incident.

Protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë dhe shërbime më të mira publike, përfshirë furnizimin me rrymë dhe ujë dhe luftimin e korrupsionit, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.