Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenave në Çeki - Gazeta Express
string(66) "nje-i-vdekur-e-dhjetera-te-lenduar-nga-perplasja-e-trenave-ne-ceki"

Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenave në Çeki

Gazeta Express

15/07/2020 9:28

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas përplasjes së dytë fatale të trenave këtë muaj në Republikën Çeke.

Një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash afër qytetit Cesky Brod, 34 kilometra në lindje të Pragës, të martën në mbrëmje, bënë të ditur shërbimet emergjente.

Lexo Edhe:

Së paku 35 persona janë lënduar. Prej tyre, tetë janë të lënduar seriozisht dhe dy janë në gjendje të rëndë. Personi i vdekur është njëri nga vozitësit e trenit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ky është rasti i dytë fatal në një aksident mes trenave në Çeki këtë muaj. Më 7 korrik, dy persona vdiqën dhe 24 të tjerë u lënduan në një përplasje trenash në pjesën veriperëndimore të vendit, afër kufirit me Gjermaninë.