Një grua në Prizren plagoset nga një plumb qorr - Gazeta Express
string(47) "nje-grua-ne-prizren-plagoset-nga-nje-plumb-qorr"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 17:40

Një grua në Prizren plagoset nga një plumb qorr

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 17:40

Një grua në Prizren është goditur nga një plumb qorr derisa ishte në një veturë.

Rastin për Express e ka konfirmuar Faton Alija nga Policia në Prizren.

Lexo Edhe:

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek tregu Fatoni në dalje të Prizrenit. Një plumb qorr e ka goditur xhamin e parë të automjetit dhe nga kjo është lënduar një grua. Ajo është lënduar në pjesën e këmbës, ndërsa është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

“Njësitë relevantë kanë dalë në vendngjarje dhe në terren në mënyrë që të mund ta identifikojnë të dyshuarin se nga ku është shkrepur arma”, tha Alija.