Një grua 43 vjeçe gjendet e vdekur në Pejë, policia nis hetimet


Gazeta Express
24 Gusht 2019 16:54

Një grua e moshës 43 vjeçe është gjetur e vdekur sot në Pejë. Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku  i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se një grua e moshës 43 vjeçare është gjetur e vdekur në Pejë.

“Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani”  në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më  1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin ne ngjajres. Është njoftuar prokurori i shtetit. Është shikuar vendi i ngjarjes”, thuhet më tej në përgjigje.

E njëjta është e komnunitetit rom.

Të njëjtin rast e ka raportuar edhe gazetari nga Peja, Adnan Hysenaj.

Te fundit


Kthehu lart